AKTUALITET, 18 Korrik 2023, 14:59

Dhunuan punonjësit e policisë kufitare, arrestohet 45-vjeçari në Sarandë, procedohen vëllezërit e tij

Dhunuan punonjësit e policisë kufitare, arrestohet 45-vjeçari

Një 45-vjeçar është arrestuar sot në Sarandë, ndërsa dy vëllezërit e tij janë janë proceduar penalisht pasi akuzohen se kanë dhunuar një punonjës të policisë Kufitare.

Sipas policisë mësohet se i arrestuari bashkë me vëllezërit e tij kanë rrahur policin, pasi ky i fundit i ka thënë njërit prej vëllezërve se nuk mund të udhëtonte për shkak se kishte parregullsi në dokumentacionin e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë një 45 vjeçar dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për dy vëllezërit e tjerë. 45 vjeçari bashkë me 2 vëllezërit e tij, në SPK Port Sarandë, ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë Kufitare, pasi ai i ka komunikuar njërit prej tyre se nuk mund të udhëtonte për shkak se kishte parregullsi në dokumentacionin e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.