TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një skaf ka marrë flakë sot në ujërat e Shëngjinit. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në afërsi të molës së peshkimit, ku mjeti lundrues është përfshirë nga flakët.
Menjëherë, në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë Kufitare, me një mjet lundrues, shërbimet e Policisë vendore dhe shërbimet zjarrfikëse.
Pas ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë Kufitare, u bë e mundur tërheqja e mjetit lundrues dhe shmangia e djegies së mjeteve të tjera pranë, duke sjellë mjetin në afërsi të bregut, si dhe fikja e zjarrit në këtë mjet.
Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale në mjetin lundrues skaf. Nuk ka asnjë person të dëmtuar.
Paraprakisht dyshohet se shkaku i rënies së zjarrit ka qenë një defekt në motor, i shfaqur në momentin kur përdoruesi ka ndezur mjetin lundrues.