AKTUALITET, 18 Korrik 2023, 17:14

Sekuestrohen çadra e shezlonë në Himarë e Borsh, 3 të proceduar, fshihnin fitimet

Sekuestrohen çadra e shezlonë në Himarë e Borsh, 3 të

38 çadra dhe 66 shezlonë janë sekuestruar në Borsh e Himarë pasi ishin vendosur në mënyrë të paligjshme.

Policia bën me dije se po ashtu janë proceduar penalisht 3 shtetas që kishin zënë hapësirat publike duke vënë çadrat dhe shezlongët në mënyrë të paligjshme dhe fshihnin të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë kanë vijuar operacionin e nisur gjatë fundjavës, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Himarës, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të zënies së hapësirave publike me vendosjen e çadrave dhe shezlonëve në mënyrë të paligjshme.

Si rezultat i fazës së dytë të operacionit policor të koduar “Plazh i lirë”, janë evidentuar 3 raste të kësaj paligjshmërie, 1 rast në Borsh dhe 2 raste në vendin e quajtur Maraç”, Himarë.

Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-A. M., banues në Himarë dhe E. T., banues në Tiranë, pasi duke vendosur në mënyrë të paligjshme 20 çadra dhe 30 shezlongë, në vendin e quajtur “Maraç”, Himarë;

-A. Z., 52 vjeç banues në Borsh, Himarë, pasi kishte vendosur në mnyërë të paligjshme 18 çadra dhe 36 shezlongë, në plazhin e Borshit.

Materialet proçedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Pushtimi i tokës”, “Mospagimi i taksave dhe i tatimeve” dhe “Ushtrimi i aktivitetit tregtar i paregjistruar”.

Operacioni “Plazh i lirë” vijon.