AKTUALITET, 18 Korrik 2023, 15:59

Çfarë ndodhi në seancën e Fatmir Mediut për ‘Gërdecin’, kërkon të heqë dorë nga gjykimi i shkurtuar në GJKKO

Çfarë ndodhi në seancën e Fatmir Mediut për

Është zhvilluar sot seanca në Gjykatën e Posaçme ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu për çështjen e Gërdecit.

Në seancën e sotme mësohet se ish-ministri Fatmir Mediu ka kërkuar që të heqë dorë nga gjykimi i shkurtuar në GJKKO.

Në gjykimin e zakonshëm, avokatët thanë se do të kërkojnë pyetjen e dëshmitarëve që nuk janë pyetur me herët. Po ashtu edhe pyetjen e të pandehurve për të cilët ka përfunduar gjykimi dhe kryerjen e një akt-ekspertimi të ri për shkakun e shpërthimit të fabrikës së demontimit të municioneve në Gërdec. Kujtojmë se 109 persona të plagosur dhe familjarë të viktimave kanë sjellë dokumente përfaqësimi në Gjykatë dhe SPAK do të verifikojë nëse janë të dëmtuar nga vepra penale apo jo.

Në total gjykata kishte mbi 290 persona. Seanca e datës 23 qershor u shty për shkak të prokurave të personave të dëmtuar, që sipas gjykatës janë të viteve të ndryshme dhe se duheshin të rinovuara. Ish-ministri Mediu akuzohet për shpërdorim detyre të dyfishtë sipas Kodit Penal dhe Kodit Penal Ushtarak.