AKTUALITET, 14 Tetor 2025, 14:03

Komisioni i Ligjeve, Bylykbashi: Krimi zgjedhor po bën namin, sa hetime keni bërë? Prokurori i Përgjithshëm: Problemi që kam konstatura është se…

Komisioni i Ligjeve, Bylykbashi: Krimi zgjedhor po bën namin, sa hetime

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, iu përgjigj sot në Komisionin e Ligjeve pyetjeve të anëtarëve të komisionit.

Gjatë seancës dëgjimore, Oerd Bylykbashi pyeti prokurorin e përgjithshëm për hetimet që ka ndërmarrë prokuroria lidhur me krimet zgjedhore.

“Krimi zgjedhor po bën namin! Sa hetime proaktive keni bërë në lidhje me këtë çështje?..Krim i organizaur në çdo qendër votime, kemi patur denncime pa fund”, ishte pyetja e Bylykbashit drejtuar Olsian Çelës.

Prokurori i Përgjithshëm tha se problemi që ai ka konstatura lidhur me çështjen është cilësia e referimeve.

Ai tha se është e pamundur që një prokuror nga zyra të marrë informacion mbi atë se çfarë ndodh në terren.

Çela tha se është e nevojshme që prokurorët të kenë material të nevojshëm mbi të cilin të punohet.

Ai theksoi se duhet kallëzimi i subjektit politik dhe referimi nga policia e shtetit për një fakt mbi të cilat prokurorët të raportojnë punën e tyre.

Gjithashtu prokurori i përgjithshëm tha se referimet nuk kanë qenë të një niveli të kënaqshëm për të sjellë produkt nga pikëpamja e rezultateve të hetimit .

“Ajo që unë kam konstatuar si problem dhe ua kam thënë dhe gjatë takimit është cilësia e referimit. Pra është e pamundur që një prokuror nga zyra të marrë informacion mbi atë se çfarë ndodh në terren. Është gjithmonë e nevojshme që të kemi material të nevojshëm mbi të cilin të punohet. Do duhet të kemi kallëzimin e subjektit politik për një gjë, do duhet të kemi një referim nga policia e shtetit për një fakt, nga agjenci të tjera mbi të cilat ne të raportojmë punë tonë.

Një nga çështjet që unë kam parë dhe mund ta them këtu, është ..çështja lidhet me cilësinë e referimeve. Referimet nuk kanë qenë të një cilësie , të një niveli të kënaqshëm për të sjellë produkt nga pikëpamja e rezultateve të hetimit, por kjo nuk do të thotë këtu përfunoi detyra e prokurorisë. Ne i kemi inkurajuar prokurorët të kenë hetim proaktiv, për çdo informacion që qarkullon edhe në media të krimeve zgjedhore”, u shpreh Olsian Çela.

Oerd Bylykbashi: Krimi zgjedhor po bën namin! Sa hetime proaktive keni bërë në lidhje me këtë çështje?..Krim i organizaur në çdo qendër votime, kemi patur denncime pa fund.

Olsian Çela: Sa i përket çështjes së krimeve zgjedhore, para zgjedhjeve të fundit kemi diskutuar mbi ato çka ju shqetëson në rolin e prokurorisë në hetimin e krimit zgjedhor. Nga ai diskutim jemi përpjekur të marrim një sërë masash për parandalimin dhe hetimin e krimit zgjedhor. Ashtu sikur se venia para përgjegjësisë penale të autorëve. Në këtë frymë patëm marrëveshjen që lidhëm me KQZ, me Prokurorinë e Posaçme dhe Policinë e Shtetit. Ne vendosëm njerëz në KQZ me qëllim për të ndërvepruar për çdo shqetësim që mund të paraqitej në KQZ dhe që nuk ishte adresuar në zyrat e prokurorisë. Në këtë logjikë të bashkëpunimit institucional doli edhe një udhëzim i përgjithshëm i Prokurorit të përgjithsëm që lidhet me masat institucionale të masave të prokurorive të shkallës së parë ne hetimin në fushën e krimeve zgjedhore.

Pyetja juaj lidhet me hetimet proactive të 2025-ës. Hetimi proaktiv lidhet pikë së pari me kapacitetin dhe natyrën e veprës penale. Ajo që unë kam konstatuar si problem dhe ua kam thënë dhe gjatë takimit është cilësia e referimit. Pra është e pamundur që një prokuror nga zyra të marrë informacion mbi atë se çfarë ndodh në terren. Është gjithmonë e nevojshme që të kemi material të nevojshëm mbi të cilin të punohet. Do duhet të kemi kallëzimin e subjektit politik për një gjë, do duhet të kemi një referim nga policia e shtetit për një fakt, nga agjenci të tjera mbi të cilat ne të raportojmë punë tonë.

Një nga çështjet që unë kam parë dhe mund ta them këtu, është ..çështja lidhet me cilësinë e referimeve. Referimet nuk kanë qenë të një cilësie , të një niveli të kënaqshëm për të sjellë produkt nga pikëpamja e rezultateve të hetimit, por kjo nuk do të thotë këtu përfunoi detyra e prokurorisë. Ne i kemi inkurajuar prokurorët të kenë hetim proakrtiv, për çdo informacion që qarkullon edhe në media të krimeve zgjedhore. Kjo është çështje  pastaj e interpretimit që i bëhet çdo rasti.