AKTUALITET, 12 Dhjetor 2021, 08:41

Moti/ Reshje shiu paradite dhe kthjellime në pjesën e dytë të ditës

Moti/ Reshje shiu paradite dhe kthjellime në pjesën e dytë

Sipas MeteoAlb: Mbetet edhe dita e diel gjatë paradites në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë reshje të pakta shiu e dëbore.

Pas mesditës moti përmirësohet gradualisht duke spostuar vranësirat dhe reshjet drejt kufirit Lindor, ndersa pjesa tjetër e vendit paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Temperaturat e ajrit ulen djeshëm në mëngjes duke shënuar -4°C në verilindje po ashtu renie sjellin edhe orët e mesditës duke zbritur maksimumin në 10°C.

Era do të fryjë mestare deri e forte me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi permanent Veri-Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4-5 ballë.

Kosova

Mbetet ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme, duke bërë që motit të karakterizohet nga vranësira dhe reshje dëbore në të gjithë republikën e Kosovës.

Parashikohet që nata të përmirësoj gradualisht motin duke bërë që reshjet të jenë më të pakta.

Maqedonia e Veriut

Kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta dominojnë motin në Maqedoninë e Veriut, ku herë pas here do të ketë reshje dëbore për shkak të rënies sëtemperaturave.

Edhe nata mbetet në të njëjtat kushte atmosferike.