TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 32-vjeçar rumun është kapur me një shumë prej 18.500 paund të padeklaruara në aeroportin e Rinasit.
I riu me iniciale A. C., kishte ardhur nga Britania në Shqipëri. Shërbimet e policisë kufitare në aeroport e kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar.
Gjatë kontrollit fizik iu gjetën 18.500 paund, të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi, siç e përcakton ligji.
Paratë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa shtetasi rumun, banues në Angli, u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Njoftimi i policisë
Sekuestrohen si rezultat i kontrolleve të shtuara nga Policia Kufitare, 18 500 paund.
Procedohet penalisht 32-vjeçari (shtetas rumun) që nuk i deklaroi në kufi, siç e përcakton ligji.
Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të shtuara, të bazuara në analizën e riskut, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, shtetasin rumun A. C.
Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën 18 500 paund të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi, siç e përcakton ligji.
Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale u referuan në Prokurori, në ngarkim të shtetasit rumun A. C., 32 vjeç, banues në Angli, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.