AKTUALITET, 26 Prill 2023, 10:14

Dallgë mbi 6 ballë, vonohet nisja e trageteve nga Durrësi për në Itali

Dallgë mbi 6 ballë, vonohet nisja e trageteve nga Durrësi

Mori i keq dhe reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin tonë gjatë orëve të mbrëmjes kanë shkaktuar vonesa në nisjen e trageteve nga porti Durrësit drejt Italisë.

Dy tragetet me nga 750 pasagjerë  janë nisur me 5 orë vonesë, njëri rreth orës 03:15 dhe tjetri në 04:00 të mëngjesit të sotëm.

Ndër të tjera kapitereria e portit Detar të Durrës ka theksuar se shkak për vonesat në nisje është bërë era e fortë me drejtim veri-perëndim dhe deti me forcë mbi 6 ballë.

Ndërsa tragetet që mbërrijnë nga Bari janë ankoruar në orar në port. Gjithashtu probleme janë hasur edhe në sektorin e peshkimit, ku puna është pezulluar përkohësisht.

Kushtet atmosferike në gjirin e Durrësit janë drejt përmirësimit.