TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një automjet ka marrë flakë dhe është djegur në Korçë. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:55, në lagjen nr. 14, rruga "Partizani".
Mjeti tip "Benz", në pronësi të A. Sh., ka qenë i parkuar në rrugë në momentin që ka marrë flakë. Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Policia shton se nga këqyrja e kamerave të sigurisë rezulton se zjarri në mjet, mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale
Njoftimi i policisë Korçë:
Më datë 26.04.2023, rreth orës 06:55, në lagjen nr. 14, rruga "Partizani", ka rënë zjarr në automjetin tip "Benz", në pronësi të shtetasit A. Sh., i cili ka qenë i parkuar në rrugë. Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Nga të dhënat paraprake dhe këqyrja e kamerave të sigurisë rezulton se zjarri në mjet, mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale (defekt në motor).
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.