AKTUALITET, 28 Korrik 2023, 21:45

“Mos u merrni me cic-mice, të mos shtyjmë përçarjen me procese imagjinare”- Deputeti i PD thirrje kolegëve që kundërshtojnë deklaratën e Grupit Parlamentar: Në demokraci, shumica vendos!

“Mos u merrni me cic-mice, të mos shtyjmë përçarjen

Procesi i zgjedhjeve për kreun e PD ka përçarë akoma edhe më shumë deputetët demokratë. Pas një deklaratë të lëshuar nga Grupi Parlamentar, i cili nuk njeh zgjedhjet që pritet të mbahen nesër (29 korrik) reagimet pro dhe kundër kanë qenë të shumta.

Disa deputetë thanë se deklarata nuk përfaqëson të gjithë grupin parlamentar, por është një mendim individual. Ndërkohë deputeti Dashnor Sula u është përgjigjur duke thënë se ata që dalin kundër Grupit janë pakica dhe në demokraci, pakica zbaton vullnetin e shumicës.

Sula i bën thirrje të gjithë demorkatëve që të lënë mënjanë konfliktet dhe të ndalojnë përçarjen e PD me procese imagjinare.

“Ndaj sa të merremi me këto cic-mice, do ishte në nderin e të gjithë neve që të mos shtyjmë më tej përçarjen me procese imagjinare por të bashkohemi për një betejë të përbashkët kundër abuzuesve të taksapaguesve të vendit tonë”, shkruan Sula.

“Ku ishin flamurtarët ku parlamenti diskutonte aferat e qeverisë?”- Deputeti i PD

Reagimi i Dashnor Sulës

Në demokraci, shumica vendos, pakica zbaton vullnetin e shumicës.

????Po lexoj një pakicë të pakicës së pakicës që pretendon se deklarata e Grupit Parlamentar të PD është qëndrim individual. Me siguri flasin për veten e tyre që pasi thonë nuk ndjekin fenomenin e “unit”, bëjnë ekzaktësisht atë që kanë kundërshtuar.

-Mbase janë ende me udhëtimet që u mundëson kuvendi dhe nuk i dinë vendimet e grupit. Them këtë se më bën përshtypje se asnjë nga këta flamurtarë, kur Parlament diskutohej një nga aferat më flagrante që gllabëron paratë e shqiptarëve dhe grupi i PD nxirrte fakte dhe ia dorëzonte fajtorët drejtësisë, këta flamurtarë nuk dukeshin në horizont. Nuk dinin cfarë bënte grupi.

????Kur në Parlament kalonte ligji për kanabisin dhe grupi e kundërshtonte, ndonjë nga këta flamurtarë nuk dukej asgjëkundi sepse elbete donte të bëhej kryetar komisioni që të reagonte. A thu se opozita bëhet vetëm duke patur poste. (E kanë shembull nga modeli që ndjekin).

????Kur në parlament diskutohej ligji që detyron studentët e mjeksisë të punojne në Shqipëri dhe ne si Grup Parlamentar e kundërshtonim, ndonjë flamurtar mendonte sesi të kthehej në atë postin e vet partiak dhe jo të mbronte interesin e të rinjve që u privohen të drejtat dhe liritë.

-Vendim i Grupit Parlamentarë do të thotë vendi i shumicës së grupit.

????Ndaj sa të merremi me këto cic-mice, do ishte në nderin e të gjithë neve që të mos shtyjmë më tej përçarjen me procese imagjinare por të bashkohemi për një betejë të përbashkët kundër abuzuesve të taksapaguesve të vendit tonë.