AKTUALITET, 21 Mars 2024, 17:35

“Mos thuaj që autobusi…”, zbardhen përgjimet mes pronarit dhe shoferit që tentuan të trafikonin kokainë drejt Italisë

“Mos thuaj që autobusi…”, zbardhen përgjimet mes

Zbardhen përgjimet mes pronarit të firmës së autobusëve “Durrës-Milano”,  Mikel Pici dhe Piro Rushi, drejtuesi i autobusit me destinacion Italinë në të cilin u gjetën mbi 13 kilogramë kokainë, ndërkohë që Prokuroria e Durrësit i ka dërguar për gjykim.

Kujtojmë që pronari Mikel Pici dhe shoferi i autobusit Piro Rushi u arrestuan në portin e Durrësit me 30 prill të vitit të shkuar. Ata akuzohen për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” mbetur në tentativë. Mikel Pici, pronar i firmës “Keli Trave” ka deklaruar se nuk kishte dijeni për lëndën narkotike të gjetur në autobus.

Vihet re që pronari i autobusëve i thotë shoferit, të mos tregojë që autobusi  ka qenë në Fier, në mënyrë që të mos lërë gjurmë.

Një pjesë nga përgjimet:

Mikeli: Pse çfarë ke mos e vrit mendjen për këtë punë, rri i qetë nuk ke punë ti me rregull. Të dali njeri se i kam unë rri i qetë.

Piro: Mos fol, po autobusi ka qenë në Fier. Mos thuaj që ka qenë në Fier autobusi.

Mikeli: Jo, jo.

Piro: Nuk ke qenë në Fier thuaj

Mikeli: Jo jo nuk ke punë ti, në rregull.