TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia Kombëtare Spanjolle ka çmontuar një plantacion kanabisi në një vilë luksoze ndërsa ka vendosur në pranga një 31-vjeçar shqiptar. Shqiptari akuzohet për trafik droge ndërsa u kap me 92 kilogramë kanabis.
Operacioni policor, i kryer nga Njësia kundër Drogës dhe Krimit të Organizuar verifikuan se shqiptari kryente kultivimin hidroponik të marijuanës dhe se shtëpia ishte e lidhur në mënyrë të paligjshme me rrjetin e energjisë elektrike. Policia fillimisht e pati të vështirë për ta gjurmuar plantacionin pasi shtëpia e barit ndodhej në një zonë të rrethuar me pemë. Pavarësisht kësaj, hetuesit lokalizuan plantacionin, sekuestruan rreth 92 kilogramë marijuanë dhe arrestuan të dyshuarin për kultivimin e drogës.
31 vjeçari shqiptar kishte kishte vetëm tre ditë që ndodhej në Spanjë dhe planifikonte ta dërgonte marijuanën në Mbretërinë e Bashkuar pasi bimët ishin bërë gati për t’i korrur.
Shqiptari u arrestua dhe akuzohet për trafik të lëndëve narkotike dhe vjedhjes së energjisë elektrike. 31-vjeçari është lënë në arrest me burg ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të lidhjeve të trafikut të drogës ndërsa nuk përjashtohen arrestime të tjera.