AKTUALITET, 5 Qershor 2022, 14:52

I vodhi makinën 30-vjeçarit në Lezhë dhe “i’a mbathi”, policia arreston autorin në Lezhë

I vodhi makinën 30-vjeçarit në Lezhë dhe “i’a

Një 42-vjeçar nga Lezha është arrestuar pasi akuzohet për vjedhje.

Policia bën me dije se u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. L., 42 vjeç, banues në Lezhë për veprën penale “Vjedhja”.

Në njoftimin e bluve thuhet se 42-vjeçari ka vjedhur automjetin e shtetasit N. J., 30 vjeç.

Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, shtetasit K. L. iu gjet dhe iu sekuestrua një përforcues grushti (dorezë metalike).

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.