AKTUALITET, 5 Qershor 2022, 15:17

Operacioni në Shkodër, reagon ministri Çuçi: Dëshmi e profesionalizmit! Pa kompromis përballë krimit

Operacioni në Shkodër, reagon ministri Çuçi: Dëshmi

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka reaguar për operacionin e zhvilluar nga Policia e Shkodrës.

Ministri Çuçi shprehet se, operacioni është dëshmi e punës profesionale e Policisë së Shtetit.

“Operacioni në Shkodër për zbardhjen e grabitjes së filialit të një banke dhe zbulimi ambientit të kultivimit të kanabisit me anë të llambave, që çoi në pranga 9 persona, është dëshmia e radhës e punës profesionale hetimore dhe operacionale të Policisë së Shtetit, për të cilën meriton përgëzim dhe respekt.

Pa asnjë hezitim dhe pa asnjë kompromis përballë krimit, me bindjen e plotë se vetëm në këtë mënyrë kontribuojmë për një shoqëri më të sigurt e ku e ardhmja jonë e nuk vihet në rrezik.”, ka deklaruar Çuçi.