AKTUALITET, 7 Nëntor 2022, 17:24

“Mollët që i kemi rritur si fëmijë, po i presim”, Berisha ndan thirrjen e fermerëve për 12 nëntorin: Protesto! T’i dalim zot bashkë!

“Mollët që i kemi rritur si fëmijë, po i

Kreu i PD, Sali Berisha, ka shpërndarë sot fjalën e fermerëve dhe thirrjen e tyre për t’iu bashkuar protestës së 12 nëntorit.

Një prej tyre bën është shprehur se arsye për të dalë në protestë, është pikërisht situata ku qeveria ka sjellë vendin dhe faktin që për produktet bujqësore nuk ka treg në vend.

“Në datën 12 dua të shkoj e të protestoj për katastrofën që na ka sjellë kjo qeveri gjatë këtyre viteve për bujqësinë. Mollët që i kemi rritur si fëmijë po i presim. Qepët e patatet i kemi kavaletë e nuk po i shesim dot. Ndaj duhet të protestojmë”, dëgjohet të thotë njëri prej tyre.