TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla në një prononcim për mediat , duke komentuar rrëzimin e kërkesës së PD-së për mocion me debat për programin qeverisës, tha:
“Kërkoi mocion debat për programin qeverisës në vijim dhe 4 çështje të tjera. I kam kërkuar kolegëve të opozitës, në një moment na u tha se duam debat për integrimin. Thashë bini kërkesën për çështjen, shumë shpejt do na bjerë radha për progres raportin, dhe ta sjellin në përputhje me rregulloren.
Përpjekje nga seanca e parë, edhe nga kryetari i kuvendit edhe nga ne si shumicë që në këtë fillim legjislature të ndahemi nga eksperienca e vjetra dhe ta fusim punën në kuvend institucional.
Shpresoj që deri të enjten, kur do të jetë seanca, kolegët deputetë të opozitës ta kenë riformuluar kërkesën, ta sjellë në përpyuthje me nenin 98 të rregullores dhe do ta miratojmë.”, tha Balla.