AKTUALITET, 20 Korrik 2023, 18:09

Mjeti që u përdor në atentatin ndaj Lekstakajt, policia jep detajet: U vodh në Berat

Mjeti që u përdor në atentatin ndaj Lekstakajt, policia jep

Policia ka dhënë detaje lidhur me mjetin e gjetur të djegur sot në Gjadër.

Sipas bluve, në vijim të kontrolleve të kryera nga shërbimet policore në të gjithë territorin e rrethit të Lezhës me qëllim gjetjen dhe kapjen e autorëve, në fshatin Gjadër të njësisë administrative Dajç,në një parcelë arë, nga shërbimet e policisë, është gjetur i djegur plotësisht një automjet tip Benz, i cili në shtator të vitit 2022, është denoncuar i vjedhur në Dimal të rrethit Berat.

Nga kqyrja e automjetit, në brendësi të tij, janë gjetur një armë zjarri automatik dhe disa gëzhoja, të gjitha të djegura plotësisht. Arma e zjarrit e gjetur dyshohet të jetë arma që është përdorur për vrasjen e shtetasit N.M.(L).

U bë sekuestrimi i tyre në cilësinë e provës materiale për tu dërguar për ekspertime.

Nën drejtimin e prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore procedurale të thelluara, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.