AKTUALITET, 31 Mars 2022, 10:56

Mjekuan Dumanin, rrëfehen bluzat e bardha: Kemi bërë betimin e Hipokratit, ja kush na mori

Mjekuan Dumanin, rrëfehen bluzat e bardha: Kemi bërë betimin e
Nuredin Dumani

Dy mjekë dhe një infermier janë arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia pasi dy netë më parë kanë mjekuar Nuredin Dumanin në Fier. Ata janë Juljan Malaj dhe Ermal Gjeçi.

Të pyetur nga policia e Elbasanit, mjeket që asistuan në mjekimin e të shumëkërkuarit kanë thënë se janë marrë në banesën ku fshihej Dumani nga një i njohur i përbashkët i këtij të fundit ndaj nuk kanë pasur dijeni për të shkuarën kriminale të të arrestuarit.

Për sa kohë thanë ata që kanë bërë betimin e Hipokratit, nuk mund t’i mohonin kujdesin shëndetësor si “çdo qenie tjetër njerëzore”.

Mjekët, infermieri dhe e dashura e Nuredin Dumanit, 20 vjeçarja nga Kosova që jetonte me të në banesën e marrë me qira, pritet të dalin të premten para gjykatës Elbasan ku do t’u komunikohet masa e sigurisë.

Gjate operacionit policor të koduar “Arratia”, finalizuar me datë 29.03.2022 u vunë në pranga shtetasit:

Nuredin Dumani

Henrik Hoxhaj

Mirjetë Hajdini

Julian Mala

Ermal Gjeci

Bledar Berdalli.