AKTUALITET, 27 Qershor 2025, 09:41

Mister shkaku/ Shpërthim me lëndë plasëse në hyrje të një dyqani në Fushë-Krujë! Detajet

Mister shkaku/  Shpërthim me lëndë plasëse në hyrje

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në hyrjen e një dyqani në aksin rrugor “Fushë Krujë-Derven”.

Shpërthimi ka ndodhur orës 02:15 në dyqanin në përdorim nga 30-vjeçari Donald Luka duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit dhe identifikimin/kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 02:15, në aksin rrugor “Fushë Krujë-Derven, në hyrjen e dyqanit në përdorim nga shtetasi D. L., rreth 30 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasesë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor sëbashku me shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe identifikimin/kapjen e autorit.