TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Melanie Joly, është takuar me aktivistë të komunitetit LGBT në Shqipëri, gjatë vizitës së saj në vendin tonë.
Ajo shprehu gatishmërinë e qeverisë kanadeze për të mbështetur të drejtat e këtij komuniteti.
"Ditën e sotme mirëpritëm në qendrën tonë komunitare, Ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Znj.Melanie Joly dhe Ambasadoren e Kanadasë, Znj. Elissa Golberg.
Aktivistë të rinj nga komuniteti shprehën sfidat me bullizmin në shkolla, aksesin në shëndetësi për personat transgjinor, dhunën në familje dhe gjuhën & krimet e urrejtjes.
Gjatë takimit, Ministria Joly shprehu gatishmërinë e saj dhe të qeverisë Kanadeze për te mbështetur të drejtat e komunitetit LGBTI në Shqipëri", shkruan Xheni Karaj, drejtuese e "Aleanca LGBT"
