AKTUALITET, 1 Shtator 2023, 22:38

Drejtohej nga një 25 vjeçare, merr flakë në ecje makina në Himarë! Ja çfarë raportohet

Drejtohej nga një 25 vjeçare, merr flakë në ecje makina

Një automjet tip “Benz” ka marrë flakë në ecje e sipër në Himarë.

Automjeti drejtohej nga shtetasja XH.B 25-vjeçare, e cila për fat të mirë nuk është lënduar.

Sipas informacioneve të Policisë, shkak dyshohet të jetë bërë një shkëndi elektrike në baterinë e automjetit.

Sakaq në vendngjarje kanë mbërritur patrulla e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Himarë/Informacion paraprak- Rreth orës 21:30, në fshatin “Livadh”, Himarë, ka marrë flakë në ecje automjeti tip Benz, me drejtuese shtetasen XH. B., 25 vjeçe, banuese në Tiranë.

Patrulla e Policisë dhe Zjarrëfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje.

Nga zjarri nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale dhe paraprakisht dyshohet për shkëndi elektrike në baterinë e automjetit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.