AKTUALITET, 1 Shtator 2023, 21:46

Kush po kërkohet? Policia “blindon” Vlorën, aksionit i bashkohen edhe efektivë të Tiranës

Kush po kërkohet? Policia “blindon” Vlorën, aksionit i

Policia Rrugore në Vlorë ka nisur kontrolle në akse në ndryshme në Vlorë. Këtij aksioni i janë bashkuar edhe efektivë të Tiranës për të vijuar kontrollet. Efektivët janë pozicionuar në rrugët kryesore të qytetit, si edhe në rrugën e unazës së madhe.

Në sitë janë mjetet luksoze dhe ato me xhama të zi. Fokusi i kontrolleve janë zbulimi i eksponentëve të krimit të organizuar, personat në kërkimit si edhe personat që mbajnë armë zjarri apo armë të ftohta.