TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rusia është gati për një raund të dytë bisedimesh me Ukrainën, sipas deklaratave të bëra nga Sergei Lavrov të mërkurën.
Ministri i jashtëm rus në një intervistë për Aljazeera tha se Lufta e tretë botërore mund të jetë bërthamore dhe katastrofike.
“Presidenti i SHBA (Joe) Biden është një njeri me përvojë dhe ka deklaruar në të kaluarën se e vetmja alternativë ndaj sanksioneve është lufta botërore”, tha Lavrov.
Në lidhje me operacionin rus në Ukrainë, ai tha: “Operacioni ushtarak në Ukrainë, duke përfshirë edhe Kievin, ka për qëllim çarmatosjen e Ukrainës.
Rusia nuk do të lejojë Ukrainën të marrë armë bërthamore.”
Kthimi i armëve bërthamore amerikane në Evropë
Dje, Lavrov tha se Rusia e konsideron të papranueshme që të ketë armë bërthamore amerikane në Evropë.
“Është koha që të kthehen në Shtetet e Bashkuara,” tha ministri i jashtëm rus në një fjalim të regjistruar në Konferencën e Çarmatimit në Gjenevë, sipas Ria Novosti.