TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, mori pjesë sot në takimin me ish-punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës, AMP-së dhe Shërbimit Zjarrfikës, të cilët janë sot në pension.
Teksa shprehu mirënjohjen e tij për punën që ata kanë bërë ndër vite, Hoxha tha se rezultatet e punës së tyre ndër vote janë të prekshme.
Ministri tha se numri i vrasjeve në vend është ulur 3 herë në krahasim me vitin 2013.
"Frytet e punës suaj ndër vitë janë të prekshme sot. Në vitin 2013 në vend u regjistruan 107 vrasje, sot ky numër është ulur 3 herë më pak duke sjellë Shqipërinë e një niveli europian, sa i përket çështjeve të kriminalitetit. Trajtimi i ish punonjësve të policisë ka treguar përmirësim.
Kemi nisur aksion të madh kundër kriminalitetit ekonomik për të siguruar më shumë të ardhura për pensionet, prandaj qeveria është angazhuar për rritjen e pensioneve.
Mirënjohja jonë nuk përfundon me pensionin. Përvoja juaj mund të përdoret për të organizuar leksione, rekomandime të ndryshme të hapura në shkolla për edukimin e brezit të ri. Sot Shqipëria është vend me i sigurt dhe më i denjë falë punës suaj.", tha ai.