TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 35-vjeçar nga Kosova është vënë në pranga nga policia kufitare në Muriqan, pasi gjatë kontrollit i është gjetur një sasi kanabisi.
“Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve që po kryhen me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, nga Policia Kufitare e PKK Muriqan, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, u vu në pranga shtetasi kosovar A. S., 35 vjeç. Nga kontrolli i kryer në dalje të RSh-së, në automjetin që drejtonte 35-vjeçari, u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa”, informon policia.
Lënda narkotike dhe automjeti janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa çështja ka kaluar në duart e Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.