TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dorian Teliti, Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka detajuar propozimin e PD-së për rimbursimin e TVSH-së për produktet e shportës bazë nëpërmjet “kartës së konsumatorit”.
Teliti shkruan se kriza ekonomike nuk zgjidhet dhe varfëria nuk luftohet me propagandë e bonuse elektorale, por me politika dhe masa konkrete mbështetëse periodike.
“Karta e konsumatorit është një politikë direkte e rimbursimit të TVSH-së për mallrat bazë të shportës. Politikë e targetuar, do përfitojnë ata që kanë realisht nevojë.
Me kartën e konsumatorit përfitojnë pensionistët, familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuar dhe familjet që të ardhurat i kanë në nivelin e pagës minimale. Zvogëlohet hendeku i pabarazisë. Rimbursimi i TVSH për produktet e shportës bazë do kryhen periodikisht cdo 6 muaj. Vlera e rimbursimit 6 mujor me kartën e konsumatorit do jetë më e lartë sesa bonusi elektoral që Rama kujtohet tja japë pensionistëve një herë në 4 vjet, disa muaj para zgjedhjeve”, shkruan Teliti.
Sipas tij, vetëm 100 ditë i duhen Berishës Kryeministër për ta jetëzuar skemën e rimbursimit të TVSH-së për mallrat bazë të shportës nëpërmjet kartës së konsumatorit.
“Me Berishën Kryeministër dhe me PD në drejtim të punëve, vendin???????? e pret një kapitull i ri zhvillimi ekonomik dhe rritje reale të mirëqënies së tryezës familjare”, thekson Teliti.