AKTUALITET, 16 Dhjetor 2024, 15:37

Hetimet për dosjen e privatizimi të ish-kompleksit Partizani, GJKKO shtyn vendimin për në 6 janar

Hetimet për dosjen e privatizimi të ish-kompleksit Partizani, GJKKO

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar Korrupsionit ka shtyrë për në datën 6 Janar 2025, shqyrtimin e çështjes së privatizimit të ish kompleksit Partizani.

Gjatë seancës së sotme sipas gazetares Klodiana Lala, prokurorët e SPAK kanë paraqitur një përmbledhje të hetimeve të realizuara, ku përfshihet ish kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi dhe kompania e Fatmir Bektashit.

Më datë 6 janar 2025, GJKKO do të vendosë nëse kjo dosje hetimore e SPAK do të kalojë në proces gjyqësorë.

Pas përfundimit të seancës, Genc Gjokutaj avokati i Sali Berishës tha se “çështja është shtyre për më datë 6 janar, ora 11:00”. Sipas tij subjekti “Home Plan” i Fatmir Bektashit ka kërkuar gjykim të shkurtuar, ndërkohë që Sali Berisha nuk do ta bëjë një gjë të tillë.

“Është bërë një kërkim, këto behën dhe në faza kur ende nuk kanë ndërmend të kërkohet gjykim i shkurtuar se në fund të fundit. Gjykimi i shkurtuar është fazë që duhet të kërkohet tani, sepse bie në dekadencë nëse dërgohet për gjyq”, tha Gjokutaj.

I pyetur nëse pati komente për vendimin e lirimit të Sali Berishës, Genc Gjokutaj u shpreh se: “SPAK ka dorëzuar një akimim në gjykatën e Apelit të paargumentuar, një ankimim krejt formal sepse ato janë ezauruar si faza, ka përsëritur  dhe fakte të cilave gjykata nuk i ka hyrë fare… Ndërsa në këtë seancë nuk u diskutua fare masa e sigurisë”.