TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti demokrat Edi Paloka ka deklaruar se Partia Demokratike do të kërkojë ngritjen e një komisioni që do të quhet Komisioni i së Vërtetës.
Sipas Palokës, synimi i këtij Komisioni do të jetë zbardhja e lidhjeve të politikës me krimin.
Paloka: Sot kur diskutohet hapja e negociatave ne ndodhemi në një narkoregjim që nuk plotëson asnjë nga kushtet që kërkon BE, asnjë të vetëm. Mazhoranca nuk pranon të zbatojë rekomandimet e OSBE/ODHIR
Rama dhe regjimi i tij shkelin të drejtat e njeriut, nuk kanë standardet më minimale të zgjedhjeve.
Reforma në Drejtësi, qytetarët pas kësaj të famshmes, përballen me një torturë që se kanë kaluar ndonjëherë në dyert e drejtësisë janë mijëra dosje në sirtare. Një qytetari i duhen 14.6 vite që çështja ti mbyllet.
3 liderët kryesorë të opozitës, ai PD-së është nën arrest, kryetari PL-së dhe ai i Partisë Republikane janë nën persekutim publik nga çështjen që iu janë hapur.
Vetëm dy ditë më parë kolegu jonë u detyrua që shkojë pas hekurave vetëm pse tha disa të vërteta për vëllain e ish-ministrit.
Duhet të ishte pas hekurave, por është ngarkuar nga Rama të drejtojë ndryshimet në drejtësi.
Ne do të kërkojmë ngritjen e një komisioni që quhet Komisioni i së Vërtetës që do të kërkojë të zbardhe lidhjet e politikës me krimin.
Nga informacionet që kemi ne dalin deputetë dhe ministra të mazhorancës të lidhur me krimin. Ju garantoj se nga informacionet që kemi ne nuk ka deputetë të opozitës të lidhur me krimin.
Është përhapur një informacion i rreme në media për deputetë të opozitës, por ky informacion synon shantazhimin e deputetëve të opozitës”, tha Paloka.
Ai tha se Komisioni i së Vërtetës do të zbardhë për shqiptarët të gjitha lidhjet e politikës me krimin e organizuar.