TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri, dhe familjarët e tij kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar lirimin e pasurive nga masa e sekuestros e vendosur nga SPAK.
Në muajin maj të këtij viti, Prokuroria e Posaçme njoftoi se kishte sekuestruar pasuri me vlerë prej 3 milionë eurosh në pronësi të Oltion Bistrit, i cili ishte arrestuar më herët me akuzën e pjesëmarrjes në një organizatë kriminale.
Sipas SPAK, pasuritë e sekuestruara përfshijnë 22 njësi (dyqane dhe ambiente biznesi), 10 apartamente, 1 vilë në rezidencën "Green Valley", 200 metra truall në Tiranë, një garazh dhe një makinë, të gjitha kapin vlerën 3.1 mln euro pasuri.
Këto pasuri lidhen me transaksione të kryera nga Oltion Bistri dhe familjarët e tij, të cilat janë konsideruar të dyshimta nga organet ligjzbatuese.
Pasuritë e sekuestruara të Oltion Bistrit
- 18 Njësi (dyqane) + 1 Apartament, të ndodhura në rrugën “Todi Shkurti”, Tiranë;
- Apartament me sipërfaqe totale prej 400 m2, kati i 6 (gjashtë), ndodhur në kompleksin e ndërtimit në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë;
- Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 200 m2, Zona Kadastrale 8270, ndodhur në “Rrugën e Kosovarëve”, Tiranë;
- Apartament me sipërfaqe 66.5 m2, ndodhur në kompleksin “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;
- Apartament me nr. 18/C, kati i shtatë teknik/8 ndërtim, me sipërfaqe 73.16 m2, i ndodhur në godinën 1, në “Kompleksin Delijorgji”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;
- Apartament me sipërfaqe 400 m2, kati i gjashtë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë;
- Njësi (dyqan) me sipërfaqe 125 m2, në katin e parë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;
- Apartament me sipërfaqe 138.3 m2, ndodhur në Selitë, Tiranë;
- Garazh me sipërfaqe 87.8 m2, ndodhur në Selitë, Tiranë;
- Apartamenti me sipërfaqe 100.6 m2, në katin e dhjetë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë;
- Njësi (dyqan) me sipërfaqe ndërtimore 72 m2, ndodhur në kompleksin e ndërtimit “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;
- Vila A14, në rezidencën “Green Valley”, Tiranë;
- Apartament me nr. 3, kati i katërt, me sipërfaqe 58.5 m2, ndodhur në rrugën “Ndreko Rino”, Tiranë;
- Apartament me nr. 9, kati i dytë, me sipërfaqe 58.9 m2, ndodhur në rrugën “Ndreko Rino”, Tiranë;
- Pasuri e llojit njësi (dyqan), me sipërfaqe ndërtimore 110 m2, ndodhur në kompleksin e ndërtimit “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;
- Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe totale 400 m2, kati i gjashtë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë;
- Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe totale 95 m2, në katin e parë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;
- Automjet i markës “Land Rover” model “Range Rover Sport”, vit prodhimi 2012.