AKTUALITET, 30 Shtator 2024, 09:45

Apel për protestën, Salianji nga burgu: Mos e ulni kokën, reagoni! Mos e pranoni të keqen

Apel për protestën, Salianji nga burgu: Mos e ulni kokën,

Ervin Salianji ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e 7 tetorit, ndërsa ndodhet në burg.

"Sot po ju rikujtoj një foto nga denoncimet e mia në opozitë, mes kanabisit në kohën kur Shqipëria ishte kthyer në Republikën e Narkotrafikut!

Ky ishte fillimi i fundit të shtetit ligjor në Shqipëri.  Kanabizimi i Shqipërisë ishte projekti më fatkeq, pasojat e të cilit po i vuajmë të gjithë sot!

Mos e ulni kokën! Reagoni! Mos e pranoni të keqen!

Bashkohu në protestë më 7 tetor", shkruan ai.