AKTUALITET, 11 Tetor 2023, 19:38

Pas sherrit plagosi me thikë fqinjin, arrestohet 17-vjeçari në Elbasan

Pas sherrit plagosi me thikë fqinjin, arrestohet 17-vjeçari në

Policia ka arrestuar një 17-vjeçar në Elbasan, pasi ka plagpsur me thikë fqinjin e tij 27 vjeç.

Policia bën me dije se menjëherë pas marrjes së njoftimit se në spital kishte shkuar për të marrë mjekim, një 27-vjeçar, i dyshuar i dëmtuar me mjet prerës, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Nga veprimet hetimore dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, 17-vjeçari ka dëmtuar me mjet prerës, shtetasin A. H., 27 vjeç,(fqinj), i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të Policisë u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Elbasan, i autorit të dyshuar të plagosjes, ndaj të cilit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Mjeti prerës thikë që dyshohet se është përdorur nga autori, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, Policia ka sekuestruar një shkop metalik, që u gjet gjatë kontrollit në banesën e 17-vjeçarit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.