AKTUALITET, 26 Prill 2022, 22:27

Peticioni/ Manjani: Yuri Kim ka plotësuar të gjitha kushtet për t'u shpallur "non grata"

Peticioni/ Manjani: Yuri Kim ka plotësuar të gjitha kushtet për

Ish-ministri Ylli Manjani komentoi në emisionin 'A Show' në Syri Tv peticionin kundër ambasadores së SHBA, Yuri Kim.

Manjani deklaroi se ambasadorja Kim i ka plotësuar të gjitha kushtet për t'u shpallur 'non grata' në bazë të Konventës së Vjenës.

"Isha ndër të parët që firmosa peticionin për Yuri Kim. Shqipëria është bardhë e zi. Ajo mendon se me fyerje bëhet më simpatike, por bëhet më qesharake.

Jam po aq antiamerikan sa amerikanët që nuk duan Joe Biden, janë 60 për qind, këta janë antiamerikanë? Biden i jep dorën fantazmave. Bëhesh qesharak.

Kur DASH thotë se Yuri Kim përfaqëson këtë që i jep dorën fantazmave, a mbahet e qeshura? "-tha Manjani.