AKTUALITET, 6 Prill 2022, 09:37

Meta takon kryeministrin bullgar: Të çojmë përpara projektet shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me Korridorin VIII

Meta takon kryeministrin bullgar: Të çojmë përpara

Në kuadër të vizitës shtetërore në Bullgari, Presidenti Ilir Meta u takua edhe me kryeministrin bullgar, Kiril Petkov, me të cili ka theksuar se mbetet vendimtar, përkushtimi i përbashkët për të çuar përpara projektet shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me Korridorin VIII.

“Në bisedën e hapur Kreu i Shtetit shqiptar vlerësoi se miqësia e shkëlqyer tradicionale, vizioni dhe vlerat e përbashkëta euro-atlantike, janë garanci për marrëdhënie edhe më dinamike midis dy vendeve tona, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit ekonomik, turizmit, kulturës, arsimit, zhvillimit infrastrukturor, si dhe rritjes së sigurisë energjetike, në dritën e situatës së re dhe kërcënimeve në rritje.

Presidenti Meta theksoi se mbetet vendimtar, përkushtimi i përbashkët për të çuar përpara projektet shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me Korridorin VIII”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Kreu i Shtetit i shprehu Kryeministrit Petkov gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen e pakushtëzuar, që Bullgaria i ka dhënë Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në BE dhe nxitjen e këtij procesi për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Postimi i Metës:

Kënaqësi të zhvilloja një takim të ngrohtë me Kryeministrin e Bullgarisë, Kiril Petkov.

Miqësia e shkëlqyer tradicionale, vizioni dhe vlerat e përbashkëta euro-atlantike, janë garanci për marrëdhënie edhe më dinamike midis dy vendeve tona, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit ekonomik, turizmit, kulturës, arsimit, zhvillimit infrastrukturor, si dhe rritjes së sigurisë energjetike, në dritën e situatës së re dhe kërcënimeve në rritje.

Mbetet vendimtar, përkushtimi i përbashkët për të çuar përpara projektet shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me Korridorin VIII.

I shpreha mirënjohjen për mbështetjen e pakushtëzuar, që Bullgaria i ka dhënë Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në BE dhe nxitjen e këtij procesi për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.