TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenca ka njoftuar një komunikim të jashtëzakonshëm të kreut të shtetit Ilir Meta nga Stambolli, ku ndodhet në një vizitë zyrtare.
“Pas pak minutash, nga Stambolli, nje komunikim i jashtezakonshem”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Sot do të votohet në Kuvend propozimi i PS-së, Bajram Begaj për postin e kreut të ri të shtetit.
Begaj, u dorëhoq sot nga gradat që mbante dhe nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Por para votimit në Kuvend, këtë dorëheqje duhet ta pranojë dhe kreu i shtetit Ilir Meta.
Më herët, në një njoftim për mediat, zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi tha se “Ilir Meta është në ndjekje të procedurës për zgjedhjen e zotit Bajram Begaj si President i ri i Republikës dhe do të respektojë çdo vendim të Kuvendit të shprehur me votë.
Lidhur me këtë çështje dhe specifikat e saj Presidenti Meta ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Ministrin e Mbrojtjes, z.Niko Peleshi”.