TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i PL, Ilir Meta ka prezantuar programin që mbështet fëmijët e spektrit të Autizmit, për Personat me Aftësi të Kufizuara dhe për familjet e tyre.
Meta në ‘Facebook’ shkruan se duhet t’i jepet zgjidhje problemeve shumë të ndjeshme që lidhen me Autizimin, duke dyfishuar pagesën mujore, njohja e kujdestarisë për personat që kujdesen si dhe ndërtimi dhe shtimi i qendrave të dedikuara atyre.
Sakaq në programin e tij, Meta thekson se do të shtohet numri i mësuesve dhe specialistëve që do t’i vijnë në ndihmë këtyre fëmijëve.
Postimi i plotë:
Zgjidhja e problemeve shumë të ndjeshme, që lidhen me Autizmin dhe Personat me Aftësi të Kufizuara nuk pret më.
Ja Programi ynë për mbështetjen dhe ndihmën për fëmijët e spektrit të Autizmit, për Personat me Aftësi të Kufizuara dhe për familjet e tyre.