AKTUALITET, 4 Prill 2023, 08:58

U dekretua dje nga Begaj, Rama prezanton Vlora Hysenin në krye të SHISH

U dekretua dje nga Begaj, Rama prezanton Vlora Hysenin në krye të
Rama, ministrat dhe Vlora Hyseni në oborrin e SHISH

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme drejtoreshën e re të Shërbimit të Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, një ditë pas dekretimit të saj nga presidenti Bajram Begaj.

Rama ka ndarë në rrjetet sociale një foto krah Hysenit dhe ministrave Ulsi Manja dhe Bledi Çuçi.

“Sapo mbaruam prezantimin në institucion të drejtores së re të Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e cila u dekretua dje nga Presidenti i Republikës”, shkruan Rama.