TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pas prezantimit ditën e djeshme të kandidatëve për Këshillat Bashkiakë, u shpreh se PL do të bëjë gjithçka për të mbështetur të rinjtë.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta ka shkruar se ‘Partia e Lirisë është ajo e Rinisë”.
Postimi i plotë i Metës:
I lumtur të nisja prezantimet e kandidatëve tanë për Këshillat Bashkiakë dje nga Korça.
Me qindra të rinj e të reja si Ismeralda Seidolli do të kandidojnë dhe do të zgjidhen në Këshillat Bashkiakë duke marrë në dorë fatet e tyre dhe duke u kthyer në një shpresë për komunitetet e tyre dhe gjeneratën e re.
Gjithçka për të mbështetur të rinjtë!
Partia e Lirisë – Partia e Rinisë!