AKTUALITET, 23 Tetor 2024, 18:45

Meta në burg, lirohet Pirro Xhixho, nuk ndryshon masa për Kryemadhin e Çokun, zbardhet vendimi i GJKKO

Meta në burg, lirohet Pirro Xhixho, nuk ndryshon masa për Kryemadhin e

GJKKO ka vendosur lërë në fuqi arrestin me burg për Ilir Metën.

TPZ.al ka siguruar dokumentin, në të cilin jepet edhe vendimi Gjykatës për ish-kreun e Shtetit, Metën, Kryemadhin e dy të pandehurit e tjerë. Pas përfundimit të seancës gjykata vendosi të mos ndryshojë masat për Monika Kryemadhin dhe Ema Çokun, ndërsa për Pirro Xhixhon u vendos ndryshim i masës.

Ky i fundit nuk do të mbetet në arrest shtëpiak, pasi gjykata caktoi ndaj tij masën e ‘detyrimit të paraqitjes’. Me kërkesë të SPAK, Policia arrestoi më 21 tetor 2024 kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nën akuzë për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. Të njëjtat akuza rëndojnë edhe ndaj Monika Kryemadhit.

Meta në burg, lirohet Pirro Xhixho, nuk ndryshon masa për Kryemadhin e

Meta në burg, lirohet Pirro Xhixho, nuk ndryshon masa për Kryemadhin e