AKTUALITET, 23 Tetor 2024, 17:33

Çfarë do të vendosë gjykata? Përfundon seanca ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në GJKKO

Çfarë do të vendosë gjykata? Përfundon seanca ndaj

Përfundon në GJKKO seanca vlerësimin e masës së sigurisë ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit, Pirro Xhixhos e Ema Çokut.

Seanca maratonë prej orës 09:30, u ndërpre në 10:30 për të rinisur më pas në 13:30.

Pritet që brenda 30 minutave togat e zeza të njoftojnë vendimin për vlerësimin e masave të sigurisë.

Akuzat për Metën, Kryemadhin dhe të tjerët nga SPAK:

Ilir Meta, masa e sigurimit personal  “Arrest në burg”,  i dyshuar për kryerjen e veprave penale; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”  në 3 raste nga të cilat në dy raste është kryer në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Monika Kryemadhi, masa e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, e dyshuar për kryerjen e veprave penale; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”  në 2 raste dhe në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Piro Xhixho, masa e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, e kryer në bashkëpunim.

Ema Çoku, masa e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim.