TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me vendimin e GJKKO, e cila vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për të dhe ‘arrest me burg’ për Ilir Metën. Ajo i cilësoi këto akuza absurde, ndërsa nuk i kurseu sulmet për qeverinë dhe institucionet e drejtësisë.
Ajo tha se prokuroria ishte provokative.
“Aty u vërtetua që çështja CEZ-DIA ka filluar në janar të 2018 dhe duke qenë se nuk kanë pasur asgjë e kanë bashkuar me akuzat e mia. Ishte shumë qesharake ajo që tha Prokuroria. Për të gjitha gjërat që akuzohet Monika, por marrin në burg Ilir Metën. Unë kisha qejf që të ma bënin një herë në javë detyrimin për paraqitje, por do ta bëj një herë në muaj. Do të më keni këtu. Prokurori tha që ti Monika Kryemadhi ke bërë një operacion, ke hequr mitrën në bashkëpunim me Ilir Metën. Iliri nuk është mjek. Edhe vila që u tha është një vilë, unë nuk e kam porositur." tha ajo.
Ajo u shpreh se drekë ishte shumë e revoltuar, dhe me një ton më të zbutur tha se çështjet e Metës dhe të saj nuk duhej të ishin bashkuar në një dosje, pasi sipas saj ata janë në një konflikt bashkë, dhe se të vendosur përballë njëri-tjetrit në sallën e gjyqit, sipas saj është një provokim.
“Unë kam qenë ndërmjetësuese që e kam prezantuar me filanin me filanin, nuk ka lidhje Ilir Meta. Megjithatë, se ndoshta në drekë ishim të revoltuar, kjo çështje duhej të ishte ndarë. Prokuroria ishte shumë provokative, të më pozicionosh në një sallë kur jemi në një konflikt të hapur, është absolutisht për të na provokuar dhe për bërë show.”, tha ajo.