AKTUALITET, 23 Tetor 2024, 16:37

Arrestimi i Metës me urdhër të SPAK, Rama reagon për herë të parë: Drejtësia flet vetë!

Arrestimi i Metës me urdhër të SPAK, Rama reagon për

Kryeministri Edi Rama dhe presidentja e Komisionit Europian Ursula von Der Leyn kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët. Gjatë kësaj konference kryeministri u pyet lidhur me arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta.

Kryeministri në reagimin e tij të parë nënvizoi se këto janë çështje që i përkasin drejtësisë dhe për këtë duhet të flasë drejtësia.

“Ju e dini përgjigjen dhe unë asnjëherë nuk bëj komente të politikë së brendshme në gjuhë të huaj, apo në prani të miqve të huaj, por edhe për faktin se që kur e kemi nisur reformën në drejtësi as unë dhe as forca politike që udhëheq nuk bën komente për çështje që i takojnë drejtësisë”, tha Rama.