AKTUALITET, 11 Gusht 2022, 19:09

Meta mbledh strukturat e partisë në Durrës: Qyteti nën presionin e mafies, e dimë të gjithë suksesin e “importit të bananeve”

Meta mbledh strukturat e partisë në Durrës: Qyteti nën

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka mbledhur strukturat drejtuese të partisë në Durrës, ku është ndalur në veçanti te problemet e këtij qyteti.

Meta tha se, Durrësi është viktima e dytë më e madhe e korrupsionit dhe betonizimit pas Tiranës, ndërsa përmendi edhe tërmetin e vitit 2019.

Ai tha se shkatërrimi i një pjese të ndërtesave, ku pati edhe viktima, erdhi si pasojë e korrupsionit.

“Në zgjedhje Durrësi përjetoi si rrallë zona të tjera në Shqipëri një presion të jashtëzakonshëm të mafies qeveritare dhe grupeve të tjera mafioze, të cilat duan ta mbajnë Shqipërinë dhe Durrësin nën pushtetitn e tyre të frikësimit, korrupsionit, drogës, që jemi dëshmitarë të gjithë për suksesin e jashtëzakonshëm të importit të bananeve.

Unë besoj që Durrësi që është viktima e dytë më e madhe e korrupsionit, betonizimit, pastrimit të parave pas Tiranës Ka shumë arsye jo vetëm për të reaguar, për të zgjuar qytertarëinë, për të mbrojtur komunitetin, familjen dhe vlerat e saj, por edhe të ardhmen, sepse është qytet që ka vuajtur nga një pasiguri e madhe. Ne e dime se pasojat e tërmetit erdhën nga korrupsioni. E dinimin që Durrësi është rajon me probleme serioze nga pikëpamja sizmiologjike.

Ne e dimë që një pjesë e ndërtesave që u shkatërruan, dhe për fat të keq pati viktima, erdhi si pasojë e korrupsionit”, tha Meta.