TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy shqiptarë 34 dhe 25 vjeç, me banim në Shqipëri, janë arrestuar në Chiasso pasi iu gjetën 11 kilogramë heroinë, ka bërë të ditur policia e kantonit zviceran dhe ajo lokale të enjten, shkruan "Tagblatt".
Të dyshuarit ishin në një veturë me targa nga Shqipëria dhe po përpiqeshin të hynin në Zvicër nga Italia.
Por vetura e tyre u vendos të kontrollohej nga një grup specialistësh, të cilët zbuluan substancat e paligjshme. Dy shqiptarët akuzohen për shkelje të rëndë të Ligjit Federal për Drogat Narkotike.