AKTUALITET, 11 Gusht 2022, 16:52

Veliaj i përgjigjet Metës: Ke nostalgji për kohën kur ishe spiun! Tirana ka ajrin më të pastër sot, në kohën tënde mbytej nga tymi i gëlqeres së Krujës

Veliaj i përgjigjet Metës: Ke nostalgji për kohën kur ishe

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i është përgjigjur një postimi të Ilir Metës në Facebook, ku ky i fundit kishte publikuar një foto të Tiranës më 1981 dhe në vitin 2021.

Veliaj thotë se, Meta është thjesht nostalgjik në kohën kur Tirana ishte qyteti i fuksave të sigurimit, teksa shton se fotoja e publikuar nga Meta nuk ka asnjë lidhje me Tiranën e vitit 2021.

“Të kesh nostalgji për Tiranën, kur ishte qyteti i fuksave të sigurimit, është e drejta jote. Por siç të mirëpriti ty, ka mirëpritur dhe 1 milionë të tjerë! p.s. Foto e Tiranës 1999 kur ishe KM me Sharrën tym e flakë e gëlqeret e Krujës si vello. S’ke asnjë ndërtesë 2021 në foto!”, shkruan Veliaj.