AKTUALITET, 11 Gusht 2022, 18:15

“32% e popullsisë vuan nga pamjaftueshmëria ushqimore”/ Xhixho: Shqiptarët jetojnë në mjerim, ndërsa qeveria paguan miliona euro për inceneratorët

“32% e popullsisë vuan nga pamjaftueshmëria ushqimore”/

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar ndaj një raporti të OKB-së e cila thotë se 32% e popullsisë së Shqipërisë vuan nga pamjaftueshmëria ushqimore.

Në një postim në Facebook, Xhixho thotë se shqiptarët po jetojnë në mjerim, ndërsa qeveria vazhdon të pagujë me paratë e qytetarëve miliona euro për inceneratorët fantazmë dhe rrugët me kosto marrëmendëse.

Sipas Xhixhos, qeveria nuk punon asnjë ditë për qytetarët por vetëm për një grusht njerëzsish ku sot është bërë luks blerja e ushqimeve bazë.

Gjysma e shqiptarëve janë të rrezikuar nga varfëria dhe përjashtimi social, në Shqipërinë me rrugë të florinjta, ku vetëm një kilometër kushton 20 milionë euro.

Sipas Eurostat, mbi 46% e popullsisë së Shqipërisë rrezikojnë të bien në kthetrat e varfërisë. Niveli më i lartë në Europë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, rreth një e treta e popullsisë vuan nga pasiguria ushqimore.

Sipas FAO-s, rreth 900 mijë njerëz ose rreth 32% e popullatës së Shqipërisë vuajnë nga pasiguria ushqimore.

Shqiptarët po jetojnë në mjerim, ndërsa qeveria vazhdon të paguajë me paratë e tyre miliona euro për inceneratorët fantazmë dhe rrugët me kosto marramendëse që çojnë fitimet në xhepat e klientëve të qeverisë.

Kjo qeveri nuk punon asnjë ditë për qytetarët e saj, por vetëm për një grusht njerëzish ku sot është bërë luks blerja e vajit, qumëshit, frutave dhe produkteve të shportës.

Kryeministri që del e propagandon turizimin, të shohë plazhet që janë bosh dhe çmimet e papërballueshme sepse shqiptarët s’kanë mundësi të bëjnë as 1 javë pushime.