AKTUALITET, 11 Gusht 2022, 14:22

Shkoi në spital pa shenja jeta, shpëtohet mrekullisht 4-vjeçari që ra në kontakt me rymën elektrike

Shkoi në spital pa shenja jeta, shpëtohet mrekullisht 4-vjeçari

Mbrëmjen e së mërkurës  rreth orës 20.30 një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen nr.1 të qytetit të Sarandës.

Një 4-vjeçar me inicialet Z.O., ka rrezikuar seriozisht jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike teksa ishte duke luajtur me shokët.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit. Menjëherë 4-vjeçari është shoqëruar në urgjencën e spitalit të qytetit të Sarandës, ku ka shkuar  pa shenja jete, pasi kontakti me rrymën elektrike i kish shaktuar arest kardiak.

Angazhimi i mjekëve Besnik Shabanaj, anestezistit Ptoleme Peta dhe mjekes pediatre Mejborna Gjata, bëri që fëmija t’i shpëtojë vdekjes fëmija i ka shpëtuar vdekjes. Sipas burimeve spitalore të Sarandës, aktualisht fëmija ndodhet jashtë çdo rreziku për jetën.