AKTUALITET, 11 Gusht 2022, 15:43

Aksident i pesëfishtë në Radhimë, plagosen dy persona

Aksident i pesëfishtë në Radhimë, plagosen dy persona

Një akident i shumëfishtë ka ndodhur këtë të enjte në zonën e Radhimës. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se në aksident janë përfshirë pesë makina.

Nga përplasja kanë mbetur të lënduar dy persona, gjendja shëndetësore e të cilëve nuk bëhet ende me dije.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.