AKTUALITET, 11 Gusht 2022, 19:05

Sherr me thika në Elbasan, plagoset 23-vjeçari

Sherr me thika në Elbasan, plagoset 23-vjeçari

Një sherr me thika ka ndodhur mbrëmjen e stome në qytetin e Elbasanit ku ka mbetur një person i plagosur.

Sherri ka ndodhur pranë stadiumit “Elbasan Arena”. I plagosur ka mbetur Amarildo Ademi 23 vjeç, i cili është goditur me thikë.

Ndërkohë që policia ka vënë në pranga autorin e ngjarjes, Enver Buzhani, 19 vjeç. Sherri ka ndodhur pas një debati momental mes dy të rinjve.

Njoftimi i policisë:

Në lagjen “Emin Matraxhiu “, Elbasan,  në ambientet e një lokali shtetasi E.B., 19 vjeç, banues në Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me kaçavid shtetasin A.A., 23 vjeç, banues në Elbasan,  I cili është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi E.B., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, pēr veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.