AKTUALITET, 20 Mars 2023, 15:57

Meta: Bizneset e vogla dhe të mesme nuk do të paguajnë taksa për shërbime që s’i marrin!

Meta: Bizneset e vogla dhe të mesme nuk do të paguajnë taksa

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me bizneset e vogla dhe të mesme.

Në një reagim në Facebook, Meta shprehet se këto biznese nuk duhet dhe nuk do të paguajnë taksa për shërbime që nuk i marrin, ndërsa shton se ndryshimi në 14 maj do të bëhet fakt i kryer.

STATUSI:

Bizneset e vogla dhe të mesme nuk duhet dhe nuk do të paguajnë taksa për shërbime që nuk i marrin. Ky ishte mesazhi kryesor që na erdhi nga takimet me gra e vajza sipërmarrëse, që kanë bizneset e tyre në Njësinë nr. 9 në Tiranë.

Bashkë me gratë e vajzat punëtore e sipërmarrëse, ne do të fitojmë. Në 14 Maj, Ndryshimi do të bëhet fakt i kryer!