AKTUALITET, 20 Mars 2023, 15:00

Ekzekutimi i Lames dhe Saliut/ Përfundon dëshmia e Luftar Reçit, ja çfarë vendosi gjykata

Ekzekutimi i Lames dhe Saliut/ Përfundon dëshmia e Luftar

Ka përfunduar dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Luftar Reçi, në lidhje me vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, ngjarje kjo e ndodhur 18 vite më parë. Gjykata vendosi të shtyjë seancën më 3 prill për t’i dhënë kohë avokatëve që ta marrin në dispozicion audion e seancës së sotme për t’i ballafaquar me deklarimet e dhëna gjatë fazës hetimore.

Nga burgu i Drenovës ku vuan dënimin, Reçi u transportua drejt GJKKO nën masa të rrepta sigurie pasi kërkesa e tij për të dëshmuar me skype nuk u pranua.

Me kërkesë të SPAK, trupi gjykues vendosi që seanca të mbahet me dyer të mbyllura, me argumentin se cenohet siguria e dëshmitarit dhe në të njëjtën kohë mund të bëhen të dhëna publike që mund të cenojnë procesin.

Të pandehur për këto dy vrasje janë marrë, Viktor Ymeri, Emilajno Shullazi, Plaurent Dervishaj, Lulzim Berisha, Indrit Rusi, Indrit Taullai dhe Luftar Reçi.